Bekim Berisha ose ushtari të cilit ia hoqi kapelën Tugjmani

Bekim Berisha është krenaria e Kroacisë, e Kosovës dhe e B e H-së. Është i vetmi ushtar i dekoruar nga tre presidentë e për artin e tij të luftës flitet edhe sot, 18 vjet pas rënies.Kroatë e kanë quajtur Shok e në Kosovë njihet si “Abeja”. Në fakt ai është quajtur Bekim Berisha.

Guximin e vet luftarak e tregoi në Kroaci, në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë ku dhe ra më 10 gusht 1998, shkruante dje ky medium kroat,s

Këtë kosovar trim e kujtojnë edhe sot banorët e Banovinës e për Bekim Berishën ishte impresionuar edhe kryetari i parë dr. Franju Tugjman:“Ky luftëtar vlen sa 1000 ushtarë”, kishte thënë Tugjman për Shokun.“Berisha është njëri nga ushtarët më të mirë dhe më besnikë që e kam takuar ndonjëherë”, ka deklaruar gjenerali Janko Bobetko.

I dekoruar nga tre kryetarë-Për plagosje të rëndë në Luftën Atdhetare, Bekim Berisha në vitin 2013 është dekoruar me Urdhrin kroat. Është plagosur në aksionin më 16. 6. 1992 gjatë kryerjes së detyrës ushtarake në fushëbetejën e Sllavonisë Lindore.