Qohet peshë Agim Bahtiri, ja çfarë do të bëjë kur te vjen Shakira në Mitrovicë

Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri thotë se propozoi që urës së Ibrit t’i vihet emri “Shakira’ në nderim të këngëtares kolumbiane.

Po ashtu Bahtiri thotë se idenë për bashkimin e Mitrovicës e ka pasur qysh moti.Për këtë iniciativë shprehet se ka edhe përkrahjen e të liderëve të vendit, përshirë edhe atë të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas Bahtirit kjo iniciativë është legjitime.

Bahtiri e ka mohuar se kjo ide është e Vetëvendosjes. Po ashtu i pari i Mitrovicës është shprehur se për këtë ide ka marrë përkrahje edhe të serbeve“Ka qenë një propozim që emrin e ‘Urës së Ibrit’ me ia vnu ‘Shakira’. Sa i përket çmimit për këngëtaren, jo çdo kush punon për para, nderimi që do t’i bëhet asaj me emrin e urës në ‘Shakira’ jo çdo kush do ta meritonte”, ka deklaruar Bahtiri për T7.Kjo, Shakira nuk do të mund që edhe për një kohë të performojë në Urën e Ibrit. Kjo për shkak të zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të vendit.

Por, Bahtiri po premton se së shpejti do të e sjellë Shakiran në Kosovë. Derisa nuk ka treguar se me cilat para do ta paguaj ekipin e këngëtares latinoi-amerikane, nëse kjo e njëjta vendosë të përformojë në ngjarjen që do ta organizojë Bahtiri në Urën e Ibrit.