Shkenca pas grushtit të boksierit të kategorisë së rëndë: Të grushtohesh nga Joshua, është më keq sa që mendoni (Video)

Legjendari Wladimir Klitschko humbi nga Anthony Joshua në Wlembley dhe kështu britanikut i takuan tre titujt IBO, IBF dhe WBA.
27-vjeçari fitoi me meritë, por me shumë vështirësi, pasi në rundin e gjashtë ai u rrëzua në tokë nga boksieri ukrainas.

Gjithsesi si 41-vjeçar Klitschko bëri një luftë për t’u duartrokitur pasi duroi për 11 runde, transmeton Telegrafi.

Të dy boksierët nuk e kishin të lehtë pasi të durosh grushtet e kundërshtarit, posaçërisht kur flitet për peshat e rënda nuk është aspak e lehtë, kjo mund të shikohet edhe në videon e mëposhtme:

Joshua në vitin 2014 ka nokautuar Matt Leggs pothuajse në të njëjtën mënyrë si Klitschkon dhe Leggs për këtë kishte thënë:

“Kur u përpoqa të ngrihem në këmbë as nuk arrija të shikoja. Tre muaj kisha lëndim të nervave në anën që më goditi, ndërsa për dy muaj nuk kisha ndenja, isha i mpirë”.

Goditja e peshave të rënda është aq e mrekullueshme, por aq edhe e pamëshirshme, aq shkatërruese sa edhe e bukur. Mund të ketë pasoja katastrofike, por mund të krijojë edhe heronj.