FOTOT: Brenda shtëpisë super luksoze të adoleshentit miliarder

Një djalë i pasur 16-vjeçar i ka lejuar gazetarët që të futen në shtëpinë e tij familjare në Dubai.

Rashed Saif Belhasa, i cili gjithashtu njihet me emrin ‘Money Kicks’ në Instagram dhe mburret me 1.5 milionë ndjekës, jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe me familjen e tij në një rezidencë kaq të madhe, ku përdorin një makinë golfi për ta shëtitur që të gjithë kompleksin.

Gjithashtu ai ka në shtëpi dhe një kopsht zoologjik të mbushur me kafshë ekzotike.
Kopshti zoologjik i tij privat ka mbi 500 kafshë ekzotike ku në të gjenden luanë, tigra, panterë, leopardë, gjirafa dhe arinj.

Rashed i rrethuar luksi thotë se si ai ka në plan të ndjekë gjurmët e babait të tij, duke u marrë me industrinë e ndërtimit, për të grumbulluar një pasuri edhe më të madhe.
Ndërkaq djaloshi është pronari krenar i një koleksioni të madh të këpucëve që raportohen të jenë me vlerë rreth 1 milion dollarë.