Gjërat që duhet t’i kontrolloni përpara se ta bleni një makinë të përdorur

Blerja e një makine të përdorur mund t’iu kursejë grumbull të parave, por dhe mund t’ju kushtojë shumë më shumë sesa keni menduar.
Jason Fenske, njeriu që qëndron pas Kanalit Shpjegues Inxhinierik të Informacionit, ka nxjerrë në pah disa gjëra për të kontrolluar kur blini një makinë të përdorur, transmeton lajmi.net.

1. Gypin e shkarkimit të benzinës

Lloji dhe ngjyra e tymit që rrjedhin nga kjo zonë mund t’ju japin shumë informacione për atë që po ndodh brenda motorrit.
Nëse vëreni tym të bardhë, atëherë kjo nënkupton se ftohësi po hyn në zonën e djegies së benzinës, që do të thotë se ju nevojitet një kokë cilindrike.
Tymi blu do të thotë që nafta po deponohet nëpër zonën e padjegur. Kjo, për shkak të unazave të veshura ose rrjedhjes së valvulave.
Tymi i zi mund të jetë si rezultat i një përzierje të karburantit që është shumë i pasur ose i konsumuar nga priza elektrike apo edhe si rezultat i bllokimit të filtrit të ajrit.

2. Kontrollimi i gypave të naftës

Kontrolloni nën gjirin e motorit për çdo shenjë të rrjedhjes së vajit ose lëngjeve. Të pistit në këtë zonë mund të neglizhohet, por kjo zonë iu mundëson të kuptoni nëse makina ka ndonjë problem të mundshëm.

Nëse zona e nën gjirit të motorit është e pastër atëherë ajo është shenjë e mirë, por mund të fshehë ndonjë rrjedhje, prandaj duhet ta çoni makinën për një test të zgjatur dhe të kontrollosh nëse ndonjë lëngje rrjedh.

3. Gjendja e naftës

Është mjaft e vështirë të konstatohet nëse makina ka pasur ndonjë ndryshim të naftës, por kontrolloni shkopin dhe nën kapakun e mbushjes së vajit për shenja të një substance me butësi kremi. Kjo do të tregojë nëse ftohësi është përzier me naftën.

Nafta e trashë tregon që nuk është ndërruar rregullisht, gjë që do të ketë ndikim negativ në komponentët e motorit. /Lajmi.net/