Ish-komandanti i UÇK-së: Ishalla nesër fillon lufta, marum pa pare o burr, dikush miljonat i ka ba

Ish-komandanti i UÇK-së, Ajvaz Berisha ka uruar që nesër të nis lufta, duke komentuar në një shkrim të Insajderit, ku në të tregohen profilet kriminale të mercenarëve serbë që rrezikojnë destabilizimin e Veriut të Kosovës. Berisha ka thënë se ishalla nesër fillon lufta, duke shtuar se do të shohim se a jeni trima me ata, si me ne.

“Shumë bukur, normal që këta janë patriotë dhe i mbështetë populli. E ju media tona s’keni lënë gjë të zezë pa shpifur për çdo komandat e ushtar. Tash ishalla nesër fillon lufta ta shohim a jeni trima me ata, si me ne”, ka shkruar Berisha. Insajderi ka zbuluar se ekziston një grup kriminal, i cili është i përgatitur për destabilizuar pjesën veriore të Kosovës. Ai ka edhe përkrahjen e funksionarëve të lartë të shtetit serb.

Grupi është i përbërë nga kriminelë e mercenarë serbë, të cilat kanë marrë pjesë në luftën e Krimesë përkrahë forcave ruse. Disa prej tyre kanë qenë edhe paramilitarë në luftën e Kosovës. Ata janë njerëz me përvojë në institucionet e sigurisë së Serbisë dhe përfitues të beneficioneve shtetërore. Shumica prej tyre janë veteran të Serbisë. Po ashtu, ata kanë afërsi me struktura të larta politike dhe të sigurisë. Soruce: Telegrafi.com