Gruaja nga Skenderaj hyn në librin Guinness

Emri i Kosovës edhe një herë u përmend në librin e famshëm të rekordeve Guinness.
Është Arbnora Fejza Idrizi nga komuna e Skënderajit, e cila ka shënuar një rekord të ri në librin botëror Guinness, me lulen më të madhe në botë të punuar nga letra origami.

Lulja origami që e vendosi emrin e Arbnorës në librin e famshëm botëror ka një madhësi prej 8.7 metrash. E lajmi është bërë publik edhe në faqen zyrtare të Librit të Guinness-it.

Pas marrjes së lajmit nga stafi i Guinness-it, Arbnora e ka shpërndarë në facebook, ndërkaq për KosovaPress ka përcjellë edhe një mesazh për të rinjtë.

“Ndjehem shumë krenare që arrita ta përfaqësoj fillimisht Skenderajin dhe Kosoven. Jam shumë e lumtur që në mesin e qindra mijerave kandidatëve për rekord, u zgjodha unë fituese. Për të rinjët kam një mesazh që mos të ndalen nga ëndrrat e tyre, sepse nëse ti e do punën teënde pa dyshim, do të arrish sukses”, ka thënë Fejza-Idrizi për KosovaPress.