Ngjarje e rëndë: Vëllezërit rr.ihen në v.arrimin e babait

Gjashtë të p.lagosur janë dërguar në spital, ndërsa 10 të tjerë janë a.rrestuar pas një sherri mes vëllezërve në va.rrimin e babait të tyre.Ngjarja e rëndë ka ndodhur të mërkurën në Adiyaman të Turqisë, ku fillimisht në zënkë u përfshinë djemtë e të ndjerit Mehmet Ozer, e më pas edhe nipat e të afërm të tjerë.Përveç grush.teve e shq.elmave, në zënkë u përdorën edhe th.ikat, ndërsa rregulli e qetësia u vendosën vetëm pas ndërhyrjes së policisë.

“Hurriyet” raporton se 86-vjeçari Mehmet Ozer kishte pasur një zënkë me të birin e tij Jakupin para 3 muajsh. Pas zënkës, ky i fundit kishte ndryshuar mbiemrin në gjykatë, dhe nga Ozer e kishte bërë Kaplan. Pavarësisht mosmarrëveshjeve, ai ishte paraqitur në va.rrimin e të atit këtë të mërkurë.

Por 4 vëllezërit e tjerë nuk e kanë mirëpritur vëllain dhe nipat që kishin ndryshuar mbiemrin duke nisur një zë.nkë që përfundoi me 6 p.lagosur. I ndjeri u v.arros vetëm pasi forcat e policisë vendosën qetësinë duke i dhënë fund zënkës.