Ekspertët kanë lëshuar paralajmërimin se pijet energjike, që në përbërjen e tyre kanë doza kafeine, mund të jenë përgjegjëse për diagnozat e aritmisë, një nga “vrasësit” më të mëdhenj në Britani.
Vetëm një pije energjike çdo ditë mund të shkaktojë rrahje jo të rregullta të zemrës ose aritmi, e cila rrit rrezikun e goditjes në kokë me pesë herë.
Shifrat e fundit të Fondacionit Britanik të Zemrës tregojnë se numri i personave të diagnostikuar me fibrilim atrial, shkaku më i zakonshëm i aritmisë, është rritur me pothuajse pesë për qind në vetëm një vit: në 2017/2018 ishin 1.324.067 persona të diagnostikuar me këtë problem, gati 60,000 më shumë se një vit më parë.
Të paktën gjysmë milioni njerëz mund të mos jenë të vetëdijshëm se kanë gjendjen e “vrasësit të heshtur”, që shpesh nuk shfaq simptoma.
Ekspertët paralajmërojnë se për disa, edhe teprimi me pirjen e kafesë çdo ditë mund të shkaktojnë të njëjtin problem me zemrën./dita/