Ushqimi i përgatitur që keni lënë dhe nuk doni ta hidhni, mund ta lini në frigorifer dhe ta ruani për një kohë. Por jo të gjitha ushqimet mund të ngrohen.
Ngrohja e ushqimit në mikrovalë nuk është e shëndetshme, pasi liron substanca toksike, sidomos ushqimet si spinaqi, panxhari, selino dhe rrepa.Këto perime përmbajnë nitrate, të cilat nën ndikimin e mikroorganizmave dhe nxehtësisë kalojnë në bashkimin e azotit, dhe më pas në nitrosamina, të cilat janë shumë të dëmshme dhe kanceroze, transmeton KosovaPress. Më i rrezikshëm është spinaqi, të cilin kurrë nuk duhet ta ngrohni dhe gjithmonë konsumoni të freskët.
Kërpudhat – për shkak të proteinave të tyre, ato të lehtë ndryshojnë dhe bëhen të dëmshme, dhe është e rekomandueshme të ngrohen vetëm deri në 70 gradë. Patatet – gjithashtu i përkasin një grupi toksik të ushqimeve që humbasin vetitë e tyre ushqyese pas ngrohjes dhe hulumtimet e fundit kanë treguar se patatja është më e shëndoshë si e gatuar, por e ftohur. Kur ftohet, në patate vjen deri te rritja e përqindjes së niseshtes rezistente që ka aktivitet probiotik. Mishi – për shkak të një ndryshimi në përbërjen e proteinës, trupi ynë vështirë se e njeh mishin pas ngrohjes, gjë që çon në pamundësinë e tretjes dhe vetitë toksike.