Vajza australiane thyen rekord botëror, tërheq kamionin 11 tonësh (VIDEO)

Nardia Styles nga Queensland i Australisë, ka thyer një rekord botëror, kurse paratë e fituara i ka dhuruar për bamirësi.
Syles ka arritur që të tërheq me litar një kamion dhe makinë që peshonin 11 ton.

Syles kështu ka thyer rekordin e arritur para pesë vitesh, që e mbante kanadezja Lia Grimanis, e cila tërhoqi një kamion me peshë 8,083 kg në vitin 2013.
“kam bërë shumë ushtrime jashtë në park, duke ngritur pesha të rënda 480-500 kg, për të provuar vetën”, ka thënë ajo.