Çifti Shqiptar që jeton në Zvicër dhuron shtëpinë për njerëzit në nevojë

Pavarësisht të gjithave dramave që ka kaluar dhe kalon populli shqiptar, historia ka vërtetuar jo në pak raste se zemërgjerësia e shqiptarëve është e madhe.
Në puntatën e fundit të emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, titulli i këtij emisioni me mision humanitar është mishëruar më së miri nga veprimi i një shqiptari që jeton në Zvicër.

Betim Sulejmani bashkë me gruan e tij shkuan në zyrën e noterizimit bashkë me Elvis Naçin për të dhuruar shtëpinë e tyre në Shqipëri për njerëzit në nevojë.
Betimi me origjinë nga Gjilani i Kosovës, shprehet se historitë e publikuara në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” e ka frymëzuar që të ndërmarrë një veprim të tillë.