Shokuese: Ambasada gjermane ia refuzon vizën luftetarit të UÇK-së që është në gjendje kome

Ambasada gjermane në Kosovë ia ka refuzuar vizën Avni Hysenit, luftetarit të UÇK-së, i cili për më shumë se 10 ditë gjendet i shtrirë pa vetëdije në QKUK.

Vëllai i tij, Adnani, kishte bërë kërkesë që Avniu të pajiset me vizë dhe të dërgohet urgjentisht në Gjermani për shërim.

Ja shkrimi i tij:

“Nuk paska përjetim me të rënd në jetë se kur nje kerkesë për dergim jashtë vendit e qe eshte jetike per jetë a vdek*e per ty vlla Avni Hyseni te refuzohet nga Ambasaden Gjermane ne Kosovë vetëm per shkak te burokracisë së tyre. Kjo tregon se kush jemi ne në Kosovë dhe sa e vlefshme eshte jeta e nje personi i cili nga sekondi në sekond lufton me vdekjen”, ka shkruar Adnan Hyseni.

Edhe vetë Adnani ka qenë luftetar i lirisë, ndërsa njihet si humanist i madh.