Një 10-vjeçar i cilësuar si “djali gomë”, ka arritur të vendosë rekordin botëror Guinness me veprimet e tij ek s t r eme të yogas.
Ujjawal Vishwakarma, i cili filloi të bëjë yoga kur ishte vetëm gjashtë, është kaq fleksibël sa mund ta përkulë trupin e tij prapa dhe të ngrihet përsëri, duke e bërë veprimin shumë herë pa ndërprerje.
Një video e tij është bërë virale në internet, duke e bërë të njohur djalin jashtë qytetit Sardhana, në shtetin e Indisë Perëndimore të Uttar Pradeshit.