Bie Brenda Në Pusin E Thellë Me Ujë, Majmunët Shpëtojnë Leopardin

Një leopard është shpëtuar nga mbytja pasi ra në një pus 7.6 metra të thellë, falë një grupi majmunësh që alarmuan banorët vendas.

Majmunët vunë re leopardin brenda në një pusi prapa tempulli Sikar, Rajasthan në Indi dhe menjëherë filluan të kërcenin dhe bërtisnin.

Vizitorët në tempull shkuan tek pusi të tërhequr nga sjellja e pazakonte e majmunëve, të cilët e gjetën kafshën në fund të pusit, brenda në ujë.