Por ajo çfarë pa nga filmimet e kamerave, mbeti e shokuar dhe ishte diçka më e keqe sesa vjedhja e supozuar nga ana e saj, transmeton Telegrafi.
Sarah 28-vjeçe nga Zelanda e Re, fillimisht kishte menduar se pronarja e apartamentit po futej tinëzisht brenda banesës dhe po shfrytëzonte produktet e saja të bukurisë.“Në momentin që e kuptova se ngjyra e flokëve dhe pudra nuk ishin në vend ku i kam lënë, menjëherë dyshova se pronarja e apartamentit po futej tinëzisht dhe po i shfrytëzonte, dhe pas filmimeve rezultoi të jetë ashtu”, ka deklaruar Sarah.
Por ajo kurrë nuk kishte besuar se diçka më të tmerrshme mund t’i bëjnë miqtë me të cilët po e ndante banesën.Pas disa ditëve në pamjet e filmuara u shfaq miku i saj më të cilin po jetonte në të njëjtën banesë, i cili në një mëngjes ishte futur në tualet dhe kishte shfrytëzuar brushën e dhëmbëve të saj për t’i kruar testikujt.Dhe në momentin që u zbulua e vërteta, Sarah së bashku me mikeshat tjera vendosën ta përzënë djaloshin e pakujdesshëm, që i kishte lutur që mos ta denoncojnë në polici, duke ia blerë një brushë të re të dhëmbëve.