Shprehia e pushtetarëve të Kosovës për të shfrytëzuar privilegjet e shtetit vazhdon edhe pasi ata nuk janë më në pozita të larta në institucionet e vendit.
E këto privilegje vazhdon ti ketë ish kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, i cili u zgjedh si i pari i qeverisë në vitin 2005.
Ai ende vazhdon të ketë veturën 3Z dhe shoferin e tij personal, i cili i bart edhe çantën.




Momentalisht këto privilegje Kosumi po i gëzon në postin e rektorit të Universitetit ‘Kadri Zeka” në Gjilan, siç shihet në fotografitë e siguruara nga inFokus.
Vetura zyrtare 3Z me të cilën vozitet Kosumi dhe sjellja e tij si pushtetar duket se ka irrituar disa qytetarë të cilët në momentin që kanë shkrepur këto fotografi kanë qenë në një kafiteri në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Ata i kanë dërguar këto foto në redaksi të Infokusit duke thënë se këto pamje po sa kanë qenë irrituese nuk po arrijnë të kuptojnë se në çfarë cilësie i gëzon këto privilegje një ish kryeministër edhe pas kaq shumë vitesh.
Në vazhdim mund të shihni fotografitë./inFokus/