Rrëfimi i një bashkëshorti: “Është vd’ekje për së gjalli nëse t’vdes gruaja përpara”

Ditën e kalojnë bashkë tash e 40 vjet. Këto vite i kanë jetuar së bashku Hazis dhe Nafije Tafili nga Kaçaniku. Si 23-vjeçare, zonjën Nafije e martuan me Hazisin, të cilët në atë kohë nuk ishin takuar asnjëherë para dasmës.

Por, jo gjithmonë kanë pasur jetë të lehtë. Lufta ishte ndër sfidat me të cilën ata u përballën.

Madje, në një moment ata edhe u larguan nga njëri-tjetri, për të mos u parë për një periudhë disa mujore.