Një çift i ri nga Ukraina në ditën e të dashuruarve (Shën Valentini), ve ndosen të lidhen me zin xhirë dhe të tes tojnë fuqinë e dashurisë së tyre.
Megjithatë pas katër muajve “sfidë”, ata hoqën zin xhirët dhe secili va zhdoi rrugën e vet, transmeton Telegrafi.





Victoria Pustovitova dhe Alexander Kudlai nga Harkovi, pasi 123 ditëve që i kaluan të lidhur me njëri-tjetrin me zi nxhirë, më në fund janë rre thuar nga kamerat e mediave të shumta dhe pyetjet e gazetarëve – kur dyshja vendosën të presin zinxhirët dhe të ndahen.
Gjatë ceremonisë së “çlirimit”, zbuluan se tani dëshirojnë të vazhdojnë jetën e tyre të pavarur nga njëri-tjetri. Victoria the ksoi se madje pla nifikon të zhvendosen në një pjesë tjetër të Ukrainës.





Me gëzim përmendi se tani do të vazhdojë “me mu shkëri të plotë”, dhe se shpreson se rrëfimi i tyre do të jetë “shembull i mirë për të gjitha çiftet”.
E Alexander ka pranuar se nuk e njihnin edhe aq mirë njëri-tjetrin kur vendosën të ndërmarrin këtë hap, por që në fund e kuptuan se “kanë këndvështrime krejtësisht të ndryshme për jetën”.





“Kemi komunikim të mirë dhe tani e njohim mirë njëri-tjetrin. Unë dhe Alexander e kemi kuptuar që nuk kemi nevojë për këtë lidhje, thjesht do të na bëjë dëm”, ka deklaruar Victoria. /Telegrafi/