Adnan Merovci: Kurrë Rugova s’ka thënë që UÇK është dorë e zgjatur e Serbisë, mosni se është turp

Adnan Merovci ka thënë se presidenti Ibrahim Rugova asnjëherë nuk ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është dorë e zgjatur e Serbisë.

Merovci në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se është turp të thuhet se Rugova e ka thënë këtë.

“Mos harroni që miti i plumbit është dashtë të shkrihet se mit dhe të bëhet një luftë e vogël në Kosovë dhe një luftë e kontrolluar prej Amerikës, sic e dini. Kurrë Ibrahim Rugova nuk ka thënë se UÇK-ja është dorë e zgjatur e Serbisë, mosni se është turp”, tha Merovci.

(Visited 150 times, 1 visits today)