“Albin hajde të njoftojë me hajnat e VV-së”, regjisori kosovar vazhdon t’i bëjë thirrje Kurtit

“Albin hajde të njoftojë me hajnat e VV-së”, regjisori kosovar vazhdon t’i bëjë thirrje Kurtit.Regjisori kosovar, Sokol Plakolli i pakënaqur me konkursin për udhëheqës artistik në Teatrin Kombëtar të Kosovës po vazhdon protestën e tij pranë Qeverisë së Kosovës.
Plakolli po pretendon se i janë vjedhur pikët në këtë konkurs.

Regjisori njofton se është dita e tetë e protestës dhe për 7 ditë radhazi do të protestoi gojë mbyllur nga 15 minuta në ditë, pas 7 ditësh do ta hapi gojën dhe do të flas, pas 14 ditësh do ta marr edhe tupanin…

Për këtë ai po kërkon llogari nga kryeministri, Albin Kurti të cilit i thotë “Hajde të njoftojë me hajnat e VV-së”.

Plakolli gjithashtu dëgjohet duke thënë se Albin Kurti iu ka premtuar se nuk do të ketë dallavere në konkurse publike.

(Visited 55 times, 1 visits today)