Asfalti që s’do t’ia dijë për shiun, shpikja kundër përmbytjeve (VIDEO)

Një shtresë asfalti që përthith ujin në sasi të mëdha.

Duket se kjo është zgjidhja për përmbytjet veçanërisht në qytetet e mëdha, kur rrebeshet e papritura i kthejnë rrugët në lumenj.

Ky lloj asfalti quhet Top Mix dhe është prodhuar në Britaninë e Madhe. Kompania që ka prodhuar këtë material, Lafarge Tarmac, thotë se ai mund të përthitë 600 litra ujë për metër katror në një kohë brenda 60 sekondash.

Në videon e mëposhtme shihet se si mbi një sipërfaqe të tillë derdhen 4 mijë litra ujë, por brenda pak sekondash ai thahet tërësisht.

(Visited 71 times, 1 visits today)