Boll fole për mua! Messi shfryn ndaj Presidentit të Barcelonës

Paris- Lionel Messi i thotë ‘stop’ presidentit të Barcelonës. Ylli i futbollit duket se është i lodhur nga zërat që dalin nga presidenca e Barcelonës në lidhje me argjentinasin. Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “Marca”, në orët e fundit sulmuesi i PSG-së ka telefonuar presidentin e Barcelonës Joan Laportën duke i thënë që ta frenojë së komentuari për të.

Madje, fMessi ndihet njëkohësisht i përdorur nga miliarderi spanjoll, i cili edhe pse e dinte shumë mirë situatën financiare te Barcelona e përdori imazhin dhe mundësinë e rinovimit të Mesit në “Kamp Nou” vetëm për të marrë votat që i duheshin për presidencën dhe më pas ta lëshonte rrugëve të Parisit ish-numrin 10.

Burimet në fjalë flasin për një telefonatë nervoze mes Laportës dhe babait të Lionelit, me Horgen Mesin i cili ka kërcënuar se do të ndërmarrë hapa ligjorë, nëse presidenti i Barcelonës vazhdon të komentojë situatat e “Pleshtit”.

(Visited 66 times, 1 visits today)