CR7 çmend internetin me golin e shënuar me një ‘rabona’ magjike (Pamjet)

CRISTIANO RONALDO tregoi se nuk e ka humbur prekjen e tij magjike duke shënuar një gol të pabesueshëm me stilin rabona.

Ronaldo, 37 vjeç, ishte titullar në ndeshjen e fituar nga Djajtë e Kuq kundër Sherifin 2-0 mesjavën e kaluar. Legjenda portugeze shënoi golin e dytë të United, pasi Jadon Sancho kaloi në avantazh skuadrën e Ten Hag.

Por momenti më mbresëlënës i Ronaldo-s erdhi para fillimit të ndeshjes në Europa League. Duke zhvilluar nxehjen e tij të zakonshme, portugezi praktikoi disa gjuajtje para portës.

Pamjet video tregojnë një top që krosohet në drejtim të sulmuesit veteran, i cili ka qenë vetëm pak metra larg portës.

Por në vend që thjesht ta godiste topin drejt portës, ikona bëri diçka më shumë, duke realizuar me një rabona magjike.

(Visited 434 times, 2 visits today)