Don Pizhi thotë se reperët e kanë zhargonin e tyre sikur që e kanë edhe politikanët

Fatmir Miftari, i njohur edhe si Don Pizhi, ka komentuar tekstet e këngëtarve të repit. Ai thotë se repi filloi si shprehje e pakënaqësisë ndaj sistemeve shtypëse.

Ai përmend nisjen e repit në SHBA si formë e rezistencës dhe më pas edhe në Kosovë ku thotë se grupet e para kanë bërë tekste kundër shtypjeve të shqiptarëve nga serbët. Gjithsesi ai e pranon që kohët e fundit repi është komercializuar.

“Nëes folim për debatet tash, apo kanalet e komunikim të konkurrencës së reperëve. Gjithçka është në rregull nëse mbetet tek thumbimi se si e performojmë një repturë. Është pjesë e lojës. Por këto sende degradojnë kur përmenden anëtarët e familjes, familja etj.”, thotë ai.
Tutje ai e krahason gjuhën e reperëve me atë të politikanëve.

“Është analogji e njëjtë me gjuhën që përdorin politiaknët. Hajni, prokuroria, tenderi, 20 vjecari, degradimi. Reperi thotë unë e kom ti si ki, unë e kom ti se bon. Kjo është gjuhë e njëjtë. Kanë komunikim të njëjtë. Atë që e bëjnë ata e bëjnë më të madhe për shkak të mediave. Ndërsa politikanët që po përdorin këso gjuhe cdo ditë është bërë e përditshme.”, shtoi ai në emisionin Pressing në T7. /Gazeta Express/

(Visited 20 times, 1 visits today)