E BUJSHME: Barcelona shfaq interesim për transferimin e futbollistit shqiptar

Adnan Januzaj ka vendosur të largohet nga Real Sociedadi pas pesë viteve të kaluara në San Sebastian.

Sulmuesi nga Kosova ka mbetur lojtar i lirë pasi i ka skaduar kontrata me këtë klub dhe nuk ka pranuar vazhdimin e saj.

Gazeta spanjolle Marca ka raportuar se istogasi është në listën e dëshirave të Barcelonës për krahun e djathtë të sulmit.

Katalunasit nuk duan ta aktivizojnë opsionin e blerjes së Adam Traores dhe Januzaj shihet si zëvendësues i spanjollit në Camp Nou.

27-vjeçari ka pasur një vit shumë të mirë me Sociedadin ku në 44 ndeshje zyrtare ka shënuar pesë gola e ka asistuar në tre të tjerë.

(Visited 160 times, 1 visits today)