E tmerrshme, rusët bombardojnë me breshëri predhash fshatin e çliruar ukrainas

Qindra raketa ruse që pasi lansohen shpërndajnë copëza të vogla që shpërthejnë në ajër dhe nxjerrin zjarr, janë parë duke rënë mbi një fshat të Ukrainës që ngjante me skenat apokaliptike të filmave të Hollywoodit.

Fshati Ozerne që u çlirua në rajonin e Donetskut, së fundmi ishte cak i sulmeve të Kremlinit, pasi është rikthyer nën kontrollin e forcave të Kievit pas kundërofensivës ukrainase, transmeton Telegrafi.

Në video shihen qindra predha duke rënë dhe që godisnin shtëpitë, dhe ndriçonin rrugët derisa po shpërthenin.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka shpërndarë videon, duke thënë se predhat ruse 9M22S kanë rënë mbi fshatin e çliruar Ozerne në rajonin e Donetskut.

Ozerne është një fshat në Bakhmut në rajonin e Donetskut në lindje të Ukrainës. E predhat 9M22S përdoren nga mjetet motorike si BM-21 për lansimin e raketave, dhe janë të dizajnuar që t’i vënë zjarrin çfarëdo objekti mbi të cilin përfundojnë.

Ndërkohë, dy rajone që kontrollohen nga rusët në lindje të Ukrainës, kanë njoftuar mbajtjen e referendumeve për t’ju bashkuar Rusisë. /Telegrafi

(Visited 28 times, 1 visits today)