Fshati në Viti ku jetojnë vetëm dy kroatë

Gazetar: Genc Godanci

Janë banorët e vetëm të fshatit Vërnakollë të Vitisë. Ka disa dekada që kroati Fran Turic me bashkëshorten e tij, jetojnë në ketë vend tashmë të boshatisur.

Pos vetmisë, edhe kushtet e jetesës janë të mjerueshme për ta.

74 vjeçari thotë se nuk ka para të mjaftueshme as për t’i blerë barnat e nevojshme.

Infrastruktura e pazhvilluar dhe qarkullimi i rrallë i Policisë në këtë fshat, e bëjnë shumë të lehtë vjedhjen.

Kroatët ankohen se gjithçka që patën, iu vodh nga hajnat.

Përveç kësaj shtëpie, gjithçka tjetër në fshat është e shkatërruar.

Duke nisur nga shkolla e deri tek ky monument fetar, janë krejtësisht jo-funksionale.

Gjallëria këtu karakterizohet vetëm me disa kafshë që herë pas here, shihen këndej.

Kjo gjendje sipas komunës së Vitisë mbizotëron që nga paslufta, disa vite pas shpërnguljes të kroatëve tjerë.

(Visited 112 times, 1 visits today)