Gani Geci i çon mesazh kryeministrit Kurti pas kërcënimit me atentat

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci është deklaruar pasi të hënën u publikuan në media planet për atentatet ndaj kryeministrit Albin Kurti, deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti dhe ish-komandantit të UÇK-së, Ismet Haxha.

Lidhur me këtë teksa i ka dërguar mesazh kryeministrit Albin Kurti, Geci ka thënë se që 24 vjet, së paku janë planifikuar 24 atentate pë vrasje ndaj tij.

Madje, ai shtoi se i kanë përdorur 60 plumba të kallashit mbi veturën e tij dhe e kanë plagosur, kurse ia kanë vrarë dy shokë.

“MOS U TUTNI O BURRA SE. Që 24 vjet, minimum nja 24 herë kanë bo plane, e kanë tentuar të më vrasin, i kanë shpraz nja 60 plumba kallashi mbi automjetin tim, më kanë plagosur, mi kanë vrarë dy shokë, kanë bo plane e plane. Kanë ardhur policia në shtëpi dhjetra herë ruju se e ke jetën në rrezik Por, pa thanë ai nalt këta poshtë veq munden mu shetit kah dardha e Ahmatit”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.

(Visited 114 times, 1 visits today)