Gjykata e Hagës merr vendim për Jakup Krasniqin

Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar parabu rgimin ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit.
Gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou ka marrë këtë vendim me arsyetimin se ekziston rreziku që të ikë dhe pengojë procedurat ose të kryejë kr ime të tjera.

“Ekziston një rreziku që Jakup Krasniqi të arratiset dhe të pengojë progresin e procedurës, ose të kryejë vepra të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast dhe/ose duhet të paraqiten para DHSK-së” – sqarohet në vendim. Gjykatësi ka urdhëruar mbrojtjen e Krasniqit se nëse dëshiron të deponojë parashtresa për rishikimin e ardhshëm të parabu rgim duhet ta deri më 17 tetor.

Ndërsa Prokuroria është urdhëruar të kthejë përgjigje jo më larg se 24 tetori, kurse mbrojtja për të kthyer përgjigje ndaj parashtresave të ZPS-së është urdhëruar që të njëjtën ta bëj jo më larg se 31 tetori.

(Visited 121 times, 1 visits today)