Haradinaj thumbon Osmanin pas deklaratës ku e goditi Vuçiqin: Ec e bjeri në fije

Kreytari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani, pas reagimit të mbrëmshëm që bëri pasi Serbia dhe Rusia arritën marrëveshje për gazin.

Haradinaj ka thënë se Osmani po e “vajton” marrëveshjen Vuçiq-Putin për gazin rus, e po heshtë për refuzimin e projektit të gazsjellësit amerikan nga kryeministri Kurti.

“Presidentja e vajton marrëveshjen Vuçiq-Putin për gazin rus e e heshtë JO-në e Kosovës (e thënë nga KM Kurti) për gazin amerikan?!? Ec e bjeri në fije!”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë mbrëmë se Bashkimi Evropian nuk mund të injorojë më rrugën shkatërruese që ka marrë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

(Visited 56 times, 1 visits today)