Haxhiu për dokumentin e ri rreth marrëveshjes finale: Mund të rrëzohet Qeveria Kurti

Në media të hënën ka qarkulluar një draft-marrëveshje, e cila u tha u është prezantuar, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Gazetari, Baton Haxhiu, ka thënë se dokumenti i prezantuar nga këshilltarët e Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz, është bërë duke i shpërfillur palët dialoguese, Kosovën e Serbinë.

“Kur dokumenti është formuar atëherë grupet punuese janë shpërfill. Kjo është një makro-rrugë për faktin se edhe Serbia edhe Kosova e kanë pasur të ndryshëm atë se si e kanë parë dialogun. Kosova mund të izolohet; thuhet troç madje ne dokument se mund të rrezohet qeveria nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen”, është shprehur gazetari Haxhiu.

Tutje ai ka thënë se është dhënë një afat që të arrihet marrëveshja finale në mes dy vendeve, në prillin ose majin e vitit të ardhëm, ose bie qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, e Serbia nuk do të mbështetet në rrugën e saj për anëtarësim në BE.

“Mund të rrëzohet edhe qeveria nëse nuk realizohet marrëveshja, në prill-maj të vitit të ardhshëm”, ka thënë Haxhiu.

Sipas publikimit të Albanian Post, thelbi i kornizës së përmendur është se marrëveshja e re duhet të arrihet deri në mesin e vitit 2023. Nuk do të nënkuptonte njohje formale të Kosovës si shtet nga Serbia, por përkohësisht do të mjaftonte që Serbia ta “pranonte” ekzistencën e Kosovës si realitet më vete juridiko-politik.

Sipas këtij teksti, Serbia duhet ta njohë zyrtarisht Kosovën pas 10 vitesh, kur “të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë në prag të anëtarësimit në BE”.

“Kosova dhe Serbia janë dy realitetet të ndara legale dhe politike që duhet të njihen si të tilla nga të gjitha palët në procesin e dialogut”, thuhet në dokumentin e pretenduar që “Albanian Post” thotë se e ka.

“Serbia nuk do të jetë e gatshme t’i bashkohet BE-së pa një normalizim komplet të raporteve politike, legale dhe diplomatike me Kosovën. Gjithsesi, duke pasur parasysh që pranimi i Serbisë në BE është akoma larg, në këtë fazë, Serbisë nuk do t’i kërkohet që ligjërisht ta njohë Kosovën”, thuhet në tekst

(Visited 114 times, 1 visits today)