Hill: ShBA dhe BE kurrë s’kanë qenë më afër për vizionin e së ardhmes evropiane të Serbisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka komentuar takimin të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe atij evropian, Miroslav Lajçak.

“ShBA dhe BE kurrë nuk kanë qenë më pranë dhe ne ndajmë vizionin e njëjtë për të ardhmen evropiane të Serbisë”, ka shkruar Hill në Twitter.

“Do të arrijmë aty. Për tash, siç Gabe (Gabriel) ka dëshirë të thotë, puna vazhdon”.

(Visited 23 times, 1 visits today)