Hysen Gega: Kur më intervistoi UDB’ja aty ishte edhe Jusuf Buxhovi, shante vëllezërit Gërvalla

Jusuf Buxhovi, një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ishte vetëm gazetar, politikan e historian, por sipas Hysen Gegës, një i dënuar politik nga pushteti serb, ai ishte edhe pjesë e ekipeve të hetimit të UDB’së.

Gega ishte a rrestuar më 31 dhjetor 1980 në orët e hershme të mëngjesit dhe hetimet penaIe kundër tij kanë zgjatur rreth 6 muaj.

“Pothuajse gjatë gjithë kohës së hetimeve më kanë marrë në pyetje Mehmet Lumi dhe Lorenc Selmani. Kah fundi i hetimeve më ka marrë në pyetje edhe Adem Ibrahimi, por në fillim të janarit 1981, data e saktë nuk më kujtohet, po ashtu më ka marrë në pyetje edhe Jusuf Buxhovi.

Kështu ma kanë prezantuar atë”, deklaron Gega.

I pyetur nga Express, ai thotë se për Jusuf Buxhovin kishte dëgjuar më parë se ishte korrespondent i gazetës „Rilindja“ në Bon, por nuk e kishte parë kurrë me sy, para se të hynte në dhomën e intervistimit.

“Për herë të parë e kam parë aty, në lokalet Sekretariatit në Prishtinë. Është ky Jusuf Buxhovi që e kam pa duke i promovuar ato librat “Kosova””, thotë Gega për Express.

Ai tregon që ta ketë takuar dy herë Jusuf Buxhovin.

“Herën e parë e takova në vitin 1981 kur hyri me ekipin hetuesve të UDB’së dhe një herë në vitin 1991 në lokalet e LDK’së në Prishtinë, pasi që në këtë takim më kishte ftuar Bujar Bukoshi.

Aty e pash Buxhovin dhe i thash që ke qenë pjesë e hetimeve kundër meje. Ai e mohoi, duke thënë se kam qenë duke e përcjellur Titon si gazetar.

Por, unë ia demantova duke i thënë se në lajmet për Titon në Rilindje nuk je nënshkruar ti”, thotë Gega për Express.

Ai tregon se në vitin 1981 Jusuf Buxhovi hynte në dhomën ku ai po intervistohej bashkë me hetuesit e UDB’së, por nuk i kishte bërë pyetje, vetëm se i kishte ofenduar vëllezërit Gërvalla.

Ai përshkruan edhe sjelljen e Buxhovit gjatë hetimit.

“Qëllimi i tij ishte që unë të pendohem për aq sa kisha bërë. Më thoshte se më kishte përcjellë atje në Gjermani dhe se i dinte të gjitha gjërat. M´i përmendi disa lokale, por për fat në ato lokale unë s´kisha qenë kurrë. Në këtë mënyrë bile ai më ndihmonte, ma bënte me dije se s´dinte, se dinte fort pak ose fare lidhur me çështjen time. Më bënte presion ps.ikik e m’i 0fendonte shokët, vëllezërit Gërvalla e Ibrahim Kelmendin. Më thoshte se ata janë në rrugë të gabuar dhe se edhe mua më paskan hedhur në rrugë të gabuar “, thotë Gega.

Ai pohon se në raport me vëllezërit Gërvalla ka sharë me fjalë , që siç i kishte përshkruar edhe në intervista të më hershme Gega, Buxhovi përdori fjalë që “as me laps nuk shkruhen” në llogari të Gërvallajve.

Ai sqaron tutje në raport me vëllezërit Gërvalla e Jusuf Buxhovin. “Ai nuk më bënte pyetje në lidhje më vëllezërit Gërvalla, por thoshte se ata janë në një rrugë të gabuar, se ne kurrë s´kemi qenë më mirë (duke iu referuar shqiptarëve nën Jugosllavi)”, thotë Gega.

Gega: Mu kërkua Iik.uidimi i vëllezërve Gërvalla- mu premtuan 100 mijë marka Megjithëse pranon që Jusuf Buxhovi nuk është i përfshirë në këtë pjesë, Hysen Gega thotë që UDB’ja atij i ka bërë ofertë për t’i vr.arë vëllezërit Gërvalla.

“Kur më është bërë kjo ofertë ka qenë i pranishëm Mehmet Lumi, Dem Ibrahimi, Lorenc Selimi Vesel Krasniqi dhe një hetues i UDB’së me nacionalitet serb. Kjo ka ndodhur diku në muajin qershor 1981, kah mbarimi i hetimeve të mia, në zyrat e SPB-së së Prizrenit. Vetë Mehmeti më ka thënë, ashtu si edhe të tjerët se: “Do të lëshojmë prej bur.gut e do ti bëjmë të gjitha kushtet e mundshme, madje edhe a.rmë do të japim-a.rmë speciale, vetëm shko e I.ikuidoj vëllezërit Gërvalla ose Ibrahim Kelmendin” më thanë ata dhe më siguruan se pos shpenzimeve do të më japin 100 mijë marka shpërblim”, thotë Gega.

Gega thotë se ka refuzuar këtë kërkesë dhe ka paralajmëruar , pas daljes nga bu.rgu, shokët e tij të idealit se kokën e kujt po e lypte UDB’ja.

“Atyre u thash kështu: “I kam katër fëmijë për të cilët gjithmonë kam qenë i përmalluar sepse tërë jeta më ka shkuar në mërgim.

M´i ofroni fëmijët e mi këtu dhe më jepni autom.qatikun. Nëse mund t´i vr.asë ata atëherë mund ta bëj edhe veprën që kërkoni ju.

“ Pas këtyre fjalëve inspektori serb intervenoi me fjalët se nuk duhet zgjatur më tej sepse ky njeri i ka tejkaluar të tridhjetat dhe pas kësaj moshe, sipas tij, bindjet politike po kalokan edhe në gene dhe s´paska forcë që t´i ndryshojë”, thotë Gega./RKL

(Visited 74 times, 1 visits today)