Jasharaj: Ja pse i thashë Kurtit “vëlla”

Kreu i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka folur pas paralajmërimeve të një shkolle në Gjakovë për ndërprerje të grevës.

Ai ka thënë se ka tendenca për thyerje të grevës, por se ajo do të vazhdojë.

“Kemi tendenca të papara në këtë kohë për të bërë përçarje në këtë kohë, por greva është unike dhe nuk thyhet dot”, ka thënë ai.

Jasharaj ka folur edhe rreth deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti se gjatë takimit ai i ishte drejtuar me fjalën “vëlla”.

“Unë po them sonte i kam thënë vëlla sepse është traditë e shqiptarit që t’i drejtohet si vëllai me vëlla. Ishte lutje ime që kryeministri të reflektojë”, tha ai në RTV Dukagjini.

Jasharaj ka mohuar që në takimin e sotëm me Kurtin të jetë përmendur ndonjë shumë e pranueshme si kompromis për t’i dhënë grevës së nisur më 25 gusht, duke thënë se qëndrojnë parapa kërkesave për 100 euro shtesë dhe pjesëmarrje në dialogun social.

Ndryshe një shkollë fillore në Gjakovë ka bërë të ditur se nesër do t’i kthehet procesit mësimor.

(Visited 52 times, 1 visits today)