Kardiologu i reagon Nagavcit: S’ke asnjë meritë për njohjen nga SCOPUS, këtë punë e kreva unë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar sot se Kosova është njohur nga platforma shkencore SCOPUS.

Ndaj saj ka reaguar kardiologu Gani Bajraktari, i cili thotë ta ketë bërë ai këtë personalisht dhe se ministria nuk ka asnjë meritë për këtë. Sipas tij, asnjë ministri nuk është marrë asnjëherë me këtë çështje.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka publikuar komunikimet që ka bërë me këtë platformë, derisa ka thënë se ka dashur të bëjë diçka për shtetin dhe nuk do asnjë meritë nga ajo, derisa Bajraktari thotë se ai nuk u emërua në asnjë nga komisionet shtetërore për shkencë, nga asnjë qeveri.

Postimi i tij i plotë:

Minstreshe,

eshte mire qe platforma SCOPUS e njohu Kosoves, madje eshte shume mire!

Por per kete nuk ka asnje merite Ministria dhe as ti personalisht! Sepse une personalisht (si individ) e bera kete (shif disa nga dhjetera komunimet qe kam bere)! Kjo, sepse edhe 14 vjet pas shpalljes se pavaresise askush nga Ministria nuk eshte marr me kete pune: As ata qe ishin para jush, as ju! Dhe kjo eshte shume keq!

Une e bera kete per qefin tim dhe per hater te shtetit tim, dhe nuk dua asnje merite per kete, anipse jam kontributdhenesi me i cituar ne kete platforme nga Kosova, dhe ti e as para-ardhesit tu nuk moret kurajon te me emeronit ne asnje nga Komisionet shteterore per shkence (sepse nuk kam rreshtim politik, gjeja me e padomosdoshme per nje shkencetar)!

Urime Ministreshe pranimin e shtetit te Kosoves ne paltofrmen SCOPUS, Urime!

Mesazhi i ketij shkrimi: Perpiquni qe te beni dicka te mire per vendin, duke mos u perpjekur qe ta ktheni ate ne kembim te meritave ditore, ne valute konvertibile politike per cdo gje qe frymon!

Askush nuk ka merita (madje as Qeveria) kur bie shi, kur nxene Dielli…

“Politikanët janë gjithandej të njëjtë. Ata premtojnë të ndërtojnë një urë edhe aty ku nuk ka lumë”.

(Visited 74 times, 1 visits today)