KFOR tregon pse do të shihni në këtë ditë qarkullim më të madh të automjeteve ushtarake

Ata bën të ditur se do të këtë rritje të qarkullimit të mjeteve ushtarake.

“Forca e Kosovës (KFOR) e udhëhequr nga NATO do të zhvillojë stërvitjen “Golden Sabre” më 27 shtator 2022 në zonën stërvitore të Kampit Novo Selo. Në këtë datë, komunitetet lokale mund të shohin një rritje të qarkullimit të mjeteve të transportit ushtarak dhe civil. KFOR-i do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të zbutur çdo shqetësim që mund t’i shkaktohet popullatës”, thuhet në njoftim

Njëkohësisht KFOR ka njoftuar se stërvitja do të përfshije edhe stafin e EULEX-it

“Stërvitja do të përfshijë staf nga KFOR-i dhe misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe do të vendoset në një kontekst të operacionit të reagimit emergjent, ku personeli i KFOR-it do të vazhdojë të operojë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, sipas Koncepti i “përgjigjes së parë, të dytë dhe të tretë”.

Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO vazhdon të fokusohet në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij në mënyrë që të ofrojë një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, siç është mandatuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999”, njoftojn tutje.

(Visited 24 times, 1 visits today)