Koka: I thashë Jasharajt “vëlla”, ma ktheu “jam kryetar”, iu përkula siç e kam mësuar në Indi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, ka sqaruar, sipas tij, saktësisht atë se çfarë ka ndodhur dje në Komisionin për Arsim.

Koka tha se iu drejtua kryetarit të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, si vëlla teksa bëri të ditur se ky i fundit i tha se “unë nuk jam vëlla por jam kryetar dhe mësohu se si flitet”.

“Thashë, unë kërkoj falje dhe kam respekt te veçantë dhe kam qenë në Indi dhe iu përkulem juve”, është shprehur KokA.

Ai, tutje tha se i është lutur Jasharajt që greva të ndërpritet, pasi sipas tij, shihet nga aeroplani se qëndrimet e udhëheqësisë së SBAShK-ut janë politike.

(Visited 22 times, 1 visits today)