Komenti për Dubain i Ermal Mamaqit bën për të qarë Arta Nitajn,prapaskenat e “Dance With Me”

Një nga konkurrentet që është komentuar më së shumti dhe që Kryefjala.com e tha e para që do ishte pjesë e kastit është edhe blogerja, Arta Nitaj.

E cila mesa duket se ka kaluar fort mirë natën e parë të spektaklit.

Komentet e anëtarit të jurisë Ermal Mamaqi (që janë pasuar me buzëqeshjen ironike edhe të Alketës) e kanë bërë për të qarë Nitajn në prapaskenat e programit.

Nuk e dimë se çfarë ka dashur të thotë Mamaqi me komentet e tij por ai është një mentor që i drejton njerëzit tek jeta sa më e mirë e komode, nuk e kuptuam ekzaktësisht se çfarë kishte me Artën.

Apo mos ka dashur ta orientojë blogeren tek buka me shalqi, siç këndonte dikur …

(Visited 467 times, 3 visits today)