Kryepopi i Serbisë përsërit fjalimin e Millosheviç-it pas 30 vjetësh, në prani të Vuçiç-it

Si mesazhe shqetësuese dhe përsëritje e fjalimit të Sllobodan Millosheviç në Gazimestan, janë konsideruar ato çfarë ka thënë Patriarku i Kishës Serbe në qytetin boshnjak Bijeljina, ku i pranishëm ishte edhe Milorad Dodik, udhëheqësi i Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë.

Patriarku Serb Profiri, u foli serbëve njëjtë siç u kishte folur Millosheviçi se ata duhet të luftojnë për Serbinë e madhe.

Saktësisht, para 30 vjetësh, në të njëjtin qytet ishin kryer KRlME kundër boshnjakëve nga forcat serbe, kur formacionet paramilitare të udhëhequra nga famëkeqi Zhjelko Raznatovic Arkan, kishin pushtuar qytetin dhe filluar ter rorin mbi popullsinë civile.

Slavo Kukiç, akademik nga Bosnja dhe Hercegovina, në një intervistë për gazetën serbe Danas, ka kapur pikërisht këtë ngjashmëri mes Profirit dhe Millosheviç-it në Gazimestan dhe mesazhin se Serbia dhe serbët po përballen sërish me beteja dhe se as forcat e armatosura nuk duhet të përjashtohen.

“Megjithatë, deklarata e tij është e rëndësishme edhe për disa arsye të tjera”, deklaron Kukiç.

“Së pari, është një dëshmi e gjallë se ideja e Serbisë së madhe, pavarësisht gjakderdhjes dhe rezultateve që mbolli në tridhjetë vitet e mëparshme, nuk është braktisur as sot. Tani ajo realizohet në një formë pak më ndryshe – në formën e unitetit serb dhe botës serbe – dhe thelbi ka mbetur identik me atë që

“Në anën tjetër”, deklaron ai, “njoftimet e Profirit konfirmojnë pretendimet se rolin e promotorit kryesor të idesë së Serbisë së madhe e ka marrë patjetër Kisha Ortodokse Serbe nga SANU (Akademia e Shkencave)”.

“Në fund të fundit, kjo është treguar aq qartë në Mal të Zi, dhe mesazhet nga Bijeljina – e më parë edhe dhënia e dekoratave çetnikut Vojsllav Sheshel – nuk lënë as më të voglin dyshim se ‘plani i djallit’ i Kishë Serbe edhe një herë ka kërcyer jashtë kufijve kombëtarë serbë dhe se nesër, me të njëjtin intensitet, do të mund të kërcënonte të gjitha pjesët e tjera të ish shtetit të përbashkët, sipas logjikës që Serbia është kudo ku jeton të paktën një serb”, përfundon Kukiç.

Edhe historiani malazez Dragutin Papoviç thotë për Danas se përkundër se nuk do të duhej t’i takonin Kishës këto punë, Kisha Serbe prej kohësh ka rolin kyç politik.

“Kisha Serbe është fokusuar prej kohësh në promovimin dhe zbatimin e ideologjisë nacionaliste dhe të shtetit të madh në aktivitetet e saj publike. Me këtë deklaratë patriarku lë të kuptohet se kufijtë shtetërorë ekzistues nuk janë përfundimtar”.

(Visited 85 times, 1 visits today)