“Kurthi” i kurdisur nga Vuçiqi/ Zbulohen prapaskenat e “Ballkanit të Hapur” në Ohër – ja si hyri në ‘lojë’ Abazoviqi!

Kryeministr i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe konfirmimi i tij në pjesëmarrjen e “Ballkanit të Hapur” në Ohër

Kohët e fundit, projekti i “Ballkanit të Hapur” është një nga temat më të diskutuara në rajon, ku presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama janë përfaqësuesit më të zëshëm të kësaj iniciative.

Siç dihet tash e një kohë, Qeveria e Kosova e ka konfimuar që nuk do t’i bashkohet në asnjë mënyrë këtij projekti, pasi që ky po cilësohet si projekt serbo-rus.

Megjithatë, këto ditë ajo që mori vëmendjen ishte që kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq ka konfirmuar më 26 maj se do të marrë pjesë në takimin e radhës së iniciativës “Open Balkan”, i cili në qershor do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Në lidhje me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli opinionisti Dedë Preqi.

Sipas tij, Vuçiqi me “Ballkanin e Hapur” po krijon rrëmujë në rajon, ku beson se brenda këtij projekti është një plan i kurdisur ndaj Kosovës.

“Iniciativa e kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me «Ballkanin e hapur», po krijon më shumë një rrëmujë ndër rajonale se ndonjë përspektivë të vlerave, që e tërheqin njeriun në rrjedhën e vet dhe në një mënyrë pa iu cënuar e drejta e tij njerëzore.

Apo ta themi më qartë dhe hapur, se kjo iniciativë edhe pse në kuptimin figurativ dhe ekonomik i ka parimet e veta pozitive, brenda përbrenda saj, fshihet një bërthamë e kurdisur dhe e përgaditur enkas për ta futur Kosovën, nën kthetrat e Serbisë”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, Preqi tha se kryeministri Kurti i di cilat janë vlerat e vërteta dhe se ky është vetëm një iluzion mashtrues i Vuçiqit.

Pasi që, presidenti serb njihet si njeri që është kundër lirisë dhe barazisë njerëzore.

“Kosova dhe kryeministri Kurti, janë të vetëdijshëm për vlera që në të vërtetë janë të qarta, por që, a mund të bëhen të dukshme në një atmosferë të tillë, sepse iniciativa e Vuçiqit, nuk është kurgjë më shumë se një iluzion mashtrues, gjë që për të tjerët do të duket normale, por vëshguesi i kujdesshëm duhet ta vërejë dhe ta studiojë më thellë dhe më mirë rolin e këtij iniciatori.

Ky këndvështrim do shprehet në forma të ndryshme por edhe në një mënyrë të veçantë, që të përfaqësohet në mënyrë të drejtë me të drejtat e njeriut, atëherë si mundet një projekt i Vuçiqit, të merr miratimin dhe pajtimin e vendeve të rajonit, që të zhvillohet dhe liberalizohet ekonomia e tregut të mallrave, kurse në anën tjetër, vetë ky njeri është kundër lirisë dhe barazisë njerëzore”, theksoi opinionisti.

Në vazhdim, ai u shpreh se nuk është i befasuar që Abazoviqi konfirmoi pjesëmarrjen në takimin me Ramën e Vuçiqin, por tha se me këtë gjë do të bie në kundërshtim me presidentin Gjukanoviq.

“Kush i beson iniciativës së Vuçiqit, me «Ballkanin e hapur» dhe me iniciativat tjera, të cilat i planifikon dhe i mjeshtëron kundër shtetit dhe popullit të Kosovës, dhe po të ishte Vuçiqi, një iniciator prej atyre njerëzve në kuptimin e qëllimeve të mira dhe njerëzore, nuk do t’i kërcënohej fqinjëve të vet për çdo ditë, sikur po i kërcënohet Kosovës, së cilës i ka borxh që nuk mund ta shpaguajnë me shekuj.

Konfirmimi i kryetarit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në takimin e radhës për «Ballkanin e hapur» që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë veriore, në qershor të këtij viti, nuk është e çuditshme edhe pjesëmarrja e tij në këtë takim me Vuçiqin, Edi Ramën dhe kryeministrin e Maqedonisë veriore, edhe pse Dritani, do bie në kundërshtim dhe mos pajtimin me kryetarin Gjukanoviq”, vlerësoi Preqi.

(Visited 128 times, 1 visits today)