Kurti kthehet në Kosovë pas tri javësh

Pas gati tri javësh qëndrimi jashtë vendit, kryeministri Albin Kurti sonte (e enjte) pritet të kthehet në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Sonte. Besoj që tashmë ka arritur”, është përgjigjur shkurt ai.

Kurti e ka filluar vizitën zyrtare në SHBA më 6 maj.

Pas vizitës dyjavore atje, ka udhëtuar drejt Zvicrës ku ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Gjatë qëndrimit në SHBA dhe Zvicër, Kurti është takuar me liderë shtetërorë e drejtues të ndërmarrjeve.

Megjithatë, partitë opozitare e kanë kritikuar duke thënë se vizita e tij është “shëtitje” pa strategji dhe agjendë.

(Visited 44 times, 1 visits today)