Kush është diplomati i parë shqiptaro-amerikan Bix Aliu, i emëruar ambasador në Mal të Zi nga presidenti Biden?

“Bix Aliu, i biri i një emigranti në SHBA nga Kërçova e Maqedonisë, Azem Aliut, i cili edhe vet, kishte raport dhe njohje me presidentin amerikan Biden, mund të ngjallë shpresën, se mund ta ndihmojë çështjen shqiptare në Ballkan…Ai ka diplomuar në Prishtinë para luftës, ku duket se është njohur me gruan e tij të ardhshme Nora Zajazin nga Shkupi, familje nga Kërçova.

A është një shans i mirë për diplomacinë shqiptare, që për herë të parë të kontaktojnë me besueshmëri të lartë, drejtpërdrejt me Shtëpinë e bardhë?

Një kanal duket se është krijuar, për tri shtetet, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e veriut, që shqiptarët të mund të përcjellin me zgjuarsi shqetësimet e tyre, planet antishqiptare, shkeljet ndaj shqiptarëve si në Mal të Zi, por edhe në Maqedoni!

Kjo perspektivë hamendësohet se është krijuar pas emërimit të Bix Aliut, për ambasador nga presidentin amerikan Joe Biden.

Bix Aliu, i biri i një emigranti në SHBA nga Kërçova e Maqedonisë, Azem Aliut, i cili edhe vet, kishte raport dhe njohje me presidentin amerikan Biden, mund të ngjallë shpresën, se mund ta ndihmojë çështjen shqiptare në Ballkan, pavarësisht që ai do të jetë i detyruar të ndjekë me përpikëri interesat dhe detyrat që ia ngarkon diplomacia amerikane!

Kisha bërë një përpjekje gjatë muajit mars nëpërmjet një miku, që të siguroja mundësinë për një intervistë me diplomatin shqiptaro-amerikan Bix Aliun.

Por, fillimi i luftës në Ukrainë dhe zhvillimet dramatike atje, meqë diplomati shqiptar i Amerikës, ndodhej në mision në Poloni, ishte e pamundur ta bënim intervistën, sepse përveç procedurave strikte të diplomacisë amerikane, gjërat i kishte vështirësuar lufta. Polonia tashmë ishte kthyer si një vend mburojë për Ukrainën, përveç pritjes së mijëra refugjatëve, edhe vend nga ku dislokoheshin e vazhdojnë të dislokohen nga ndihmat humanitare deri tek ato ushtarake për të ndihmuar shtetin, që po provonte ta pushtonte Ukraina.

Po ashtu një vend që po ‘përmbytej’ nga lumenj të pafundmë njerëzish, që po detyroheshin ta braktisnin vendin për shkak të sulmeve të pamëshirshme ushtarake ruse.

Një luftë që ne e kemi përjetuar ngjashëm, rëndë dhe tmerrshëm.

Bix Aliu, përveç se i shkolluar në gjuhën shqipe, ai zgjodhi që të vinte nga Amerika e largët dhe ta gjente fatin e jetës në mesin e shqiptarëve, që studionin në Prishtinë.

Duke qenë një djalë shqiptar, edhe pse i lindur në Ilinois të Çikagos në SHBA, ai do t’ia plotësonte dëshirën babait, Azem Aliu, i cili i takonte organizimeve të Ballikt Kombëtar, do të bëhej mjek. Por, për ta realizuar këtë dëshirë, ai do të studionte në Kosovë, në Universitetin e Prishtinës, jo në SHBA, si duket për t’u familjarizuar me patriotizëm, për t’i parë vuajtjet e shqiptarëve nga afër nga regjimi serb, dhe njëkohësisht për t’u lidhur më fuqishëm me atdheun, tokat stërgjyshore.

Duke studiuar në Prishtinë, duket se është njohur me gruan e tij të ardhshme Nora Zajazin nga Shkupi, por familja e saj ishte po ashtu nga Zajazi i Kërçovës. Nga kjo dashuri dhe martesë ai ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

“Dëshira e babës së tij kishte qenë gjithmonë, që ai me u bo mjek. E ky jo që nuk kish dashtë kurrë, por edhe duke ia ka plotësuar dëshirën babës e ka kryer Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë”, por Prishtinën e kishte zgjedhur “hatri i babës”!”, na thotë një burim i rrethit të Bix-ut.

Por, kur qe kthyer në SHBA, ai do të kërkonte një tjetër shkollim apo specializim, atij të diplomacisë dhe më pas do ta vazhdonte karrierën diplomatike./Bota Sot

(Visited 23 times, 1 visits today)