Leonora Jakupi zbulon për herë të parë këto detaje nga lidhja e dashurisë

Këngëtarja e shumë HIT-eve u vendos përballë një interviste mjaft speciale ku titujt e këngëve të saj ishin “pyetjet” e intervistës.
Nëpërmjet përgjigjeve të Jakupit zbuluam shumë detaje të lidhjes së dashurisë së saj.

Me anë të këngës “Zemra të kërkon”; Leonora na zbuloi se tashmë e ka gjetur të duhurin; gjithashtu na zbuloi se ai nuk i ka dhuruar diamante, nga kënga “Diamant”.
“Pa asnjë dyshim” që do të kemi një dasmë në vitin 2022; pasi 2021 ia prishi planet për martesë. Të paktën Leonora dëshiron dhe shpreson të bëjë një dasmë vitin që vjen, por jo tradicionale.
Sipas Leonorës nëse në lidhje nuk ka dashuri, respekt dhe komunikim i vjen fundi, nga kënga “Ky është fundi”.

(Visited 157 times, 1 visits today)