“Liburn Aliu është baba i korrupsionit”, ministri i përgjigjet Ramush Haradinajt

Sonte në emisionin Pressing në T7, i ftuar është Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Aliu i është përgjigjur ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, për punësimin e Nexhat Krasniqit, të cilin Haradinaj thotë se VV dikur e quante të korruptuar dhe “baba të tenderëve”.

“Nexhat Krasniqi, dikur mbase ka mund të ketë qenë i larguar nga puna, në kohën kur kam ardhur unë ministër, ai ka qenë i kthyer në detyrën që e ka pasur deri tash. E ka kthyer Autoriteti i Shërbyesve Civilë”, tha Aliu.
Ministri gjithashtu u pyet po për deklaratën e Haradinajt i cili e quan Aliun, “baba të korrupsionit”

“Jo bre nuk dua as me u marrë me atë çështje”, tha Aliu.

(Visited 51 times, 1 visits today)