Lutfi Haziri: Nuk besoj që Abazoviq ka vullnet politik që të merret me demarkacionin

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq për demarkacionin. Haziri thotë se Kosova e ka humbur liberalizimin e vizave për këtë çështje, derisa nuk beson se Abazoviq ka vullnet politik që të merret me demarkacionin.

“Unë mendoj se ai është qëndrim zyrtar i Malit të Zi. Atë që e thotë Abazoviq”, tha Haziri në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Ata që kanë votuar i kanë emrat në Kuvend, sepse kanë qenë kundërshues serioz të demarkacionit, me çdo mjet”, shpjegoi Haziri.
Kujtoi se si Kosova nuk mori liberalizimin e vizës, për shkak të mos votimit të demarkacionit me Malin e Zi

“I kemi humbë ne vizat me Ukrainën, në ditën që Ukraina ka pasur me i marrë vizat i ka marrë. Edhe Gjeorgjia. Kosova është larguar për një ligj i cili ka qenë kërkesë e NATO’s, s’ka qenë kërkesë e BE’së”, tha Haziri.

“Nuk besoj se ka me u gjet vullnet politik në Malin e Zi, duke përfshirë edhe vetë kryeministrin Driton Abazoviq, i cili ka qeveri të pakicës politike që të merret me demarkacionin”, shtoi ai.

Kryeministri Abazoviq ditë më parë tha se çështja e demarkacionit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi është çështje e mbyllur.

(Visited 1 times, 1 visits today)