Ministrja serbe: Kosova dhe Shqipëria po shkatërrojnë themelet e Evropës

Мinistrja serbe për Integrime evropiane, Jadranka Joksimoviq, ka reaguar ndaj krijimit të pikave të përbashkëta Kosovë-Shqipëri.

Ajo deklaratën e Ramush Haradinaj, se “kufiri Kosovë – Shqipëri më nuk ekziston”, e ka quajtur të rrezikshme dhe e ka “cilësuar si fillim të rrënimit të themeleve që i ka vënë OSBE dhe BE e që e bëjnë Evropën unike e të lirë”, përcjell koha.net.

Joksimoviq për tanjug ka thënë se me këtë deklaratë Haradinaj “në mënyrën më brutale e ka rrezikuar rendin evropian” dhe ka shtuar se “aktivitetet e përbashkëta Shqipëri – Kosovë nuk janë në përputhje me vlerat themeltare të Evropës”.

(Visited 195 times, 1 visits today)