Në veri, në pikë të ditës, të gjitha dritat e ndezura

Gazetare: Ardita Rashiti

Pas paralajmërimit të qeverisë për arritjen e një marrëveshjeje, qytetarët në Mitrovicë të Veriut komentojnë mundësinë që ta paguajnë energjinë elektrike.

Është mesditë. Mirëpo hapësirat jashtë këtij lokali po ndriçohen nga dhjetëra drita, të cilat në këtë pjesë të ditës nuk kryejnë ndonjë funksion.

Kjo formë e shfrytëzimit të energjisë ndoshta arsyetohet me faktin se këta banorë nuk paguajnë asnjë cent për rrymën që shpenzojnë.

Mirëpo, mundësia për të filluar pagesën për energjinë e shpenzuar është përmendur nga zyrtarë të partisë në pushtet.

Për këtë janë të njoftuar banorët, por shprehen se rrymën nuk do ta paguajnë.

Qëndrim të njëjtë ka edhe një banor tjetër. Por, të tjerë thonë që vendimi i institucioneve do të përfillet.

E banorët e kësaj ane besojnë se pas vendimit, do të ketë edhe zbatim të tij.

Ata të cilët nuk jetojnë në veri, shprehen se ky vendim do të ishte i duhur, por megjithatë, i vonuar.

Ata shprehen se fakti që nuk kishin paguar, bëri që kjo përparësi të keqpërdorej nga banorët.

(Visited 1 times, 1 visits today)