Osman Azemi: Ismet Munishi do ta ringjallë Prishtinën, ëndërroj ta shoh duke e udhëhequr Kombëtaren e Kosovës

Të enjten, Ismet Munishi konfirmoi arritjen e marrëveshjes me FC Prishtinën.

Trajneri i njohur kosovar nga sezoni i ardhshëm do e udhëheq skuadrën kryeqytetase, shkruan Gazeta Express.

Lidhur me këtë ka shkruar edhe aktori, Osman Azemi, i cili njihet edhe si një adhurues i madh i futbollit.

Azemi beson se Munishi do ta ringjallë Prishtinën, skuadër e cila më vështirësi e siguroi mbijetesën në sezonin e fundit.
Postimi i plotë nga Osman Azemi (pa ndërhyrje):

“Futbolli është filozofi, është art, është përkushtim, djersë e shumë punë. E pa një trajner që e nxjerrë njëqind përqindshin nga lojtarët, suksesi është i paarritshëm. N’kohën e duhur, trajneri më karizmatik shqiptar, Ismet Munishi, do ta ringjallë Prishtinën. Një trajner si Ismet Munishi është gjithçka çka ka nevojë klubi i Prishtinës, i uroj mirëseardhje dhe shumë suksese në rrugëtimin e ri. Unë do t’jem gjithmonë në përkrahjen tuaj.
P.S. Andërr e imja është t’ju shoh në krye të Kombëtares tonë”. /Gazeta Express/

(Visited 43 times, 1 visits today)