Prek me fjalët gazetari i njohur Ilir Ikonomi : Nga sot e tutje nuk do të më shikoni më në ekran, kjo ishte dita ime e fundit pasi

Pas tre dekadash tek Zëri i Amerikës, gazetari Ilir Ikonomi drejtoi të premten emisionin e fundit të një karriere, gjatë së cilës ka mbuluar ngjarje madhore në Shetet e Bashkuara, Shqipëri, Kosovë dhe kudo ku ka publik shqipfolës. Ja përshëndetja e tij për audiencën e Zërit të Amerikës.

Përpara se të ndahemi, do të desha t’ju njoftoj se kjo është dita ime e fundit në Zërin e Amerikës. Pas kësaj, unë dal në pension për të ndjekur pasione të tjera në jetën time.

Pas pothuajse tre dekadash, ndihem i privilegjuar që punova në këtë institucion kaq të respektuar që tradicionalisht njihet si zëri i së vërtetës.

Por unë do të desha t’ju them ju të gjithëve, shikuesve tanë: ju faleminderit për mundësinë që më dhatë për të hyrë në shtëpitë tuaja, për të folur hapur me ju, për të ndarë me ju lajmet nga Amerika dhe nga bota.

Në këto momente kujtoj njërën nga ngjarjet kulmore të karrierës sime 12 qershorin e vitit 1999 kur hyra në Kosovë bashkë NATO-n dhe raportova prej andej për Zërin e Amerikës me një telefon satelitor.

Ngjarje si kjo dhe të tjera do të mbeten të pashlyera në kujtesën time.

(Visited 1,618 times, 1 visits today)